Serbia shkon në zgjedhje në muajin mars për shkak të Kosovës

Lajme

Serbia shkon në zgjedhje në muajin mars për shkak të Kosovës

Nga: F.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:26
Aleksandar Vuçiq

Siç mëson media serbe “ Informer” nga burime brenda presidencës dhe kreut të Partisë Përparimtare të Serbisë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për të dielën me 31 mars!

Siç mësohet, butoni për shpalljen e këtyre zgjedhjeve  është te kriza e dialogut në Kosovë siç ka thënë sot presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

“Nëse Prishtina nuk tërheq taksat, është e qartë se udhëheq politikën e shantazhit. Nëse është kështu, atëherë nuk kemi pengesa të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë presidenti duke porositur me ironi se " është korrekt të i jepet shansi idesë së Haradinajt që ta largojnë nga pushteti".

“Lus Prishtinën që të tërheq taksat, nuk e kam vështirë ta them këtë, ndërsa BE që të ndikoj më qartë në Prishtinën dhe të tregoj për domosdoshmërinë e dialogut”, ka thënë sot në Beograd presidenti Aleksandar Vuçiq./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat