Daçiqi “konfirmon” çnjohjen nga Palaui, thotë se së shpejti numri i njohjeve do të bie në 96

Lajme

Daçiqi “konfirmon” çnjohjen nga Palaui, thotë se së shpejti numri i njohjeve do të bie në 96

Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:25
Ivica Daçiq

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Republika e Palauit e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një deklaratë për televizionin serb, Daçiqi ka thënë se presidenti i Palauit ka arritur në Beograd dhe nesër do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Do t’ju lusja që përfundimet t’i merrni vet. Pacolli i ka shkruar presidentit të Palauit posa ka dëgjuar dhe unë nuk do të doja të përkeqësoja interesat tona, ta kryejmë punë fillimisht”, ka thënë Daçiqi.

Ai ka shtuar se është ende herët nëse edhe Saint Kitts dhe Nevis do të tërheqë njohjen, por, sipas tij, “ka gjasa që kjo të ndodhë”.

“Edhe fëmijët e mi më pyesin shpesh se ku gjenden shtete të caktuara, por ato shtete kanë të drejta të barabarta [në OKB] sikurse Kina. Unë rregullisht ua tregoj hartën të gjithëve kush e ka njohur Kosovën e kush jo. Kur shikoni territorialisht, jemi në përparësi të madhe”, ka shtuar Daçiqi.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se pret që muajve të ardhshëm, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të bie në 96.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat