Provokim tjetër i Daçiqit: As Sherlok Holm nuk di numrin e saktë të njohjeve të Kosovës- atë listë duhet harruar!

Lajme

Provokim tjetër i Daçiqit: As Sherlok Holm nuk di numrin e saktë të njohjeve të Kosovës- atë listë duhet harruar!

Nga: F.B Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:38
Ivica Daçiq

Ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka theksuar se as Sherlok Holms nuk mund të vërtetoj sa vende e kanë pranuar Kosovë. Ai theksoi se lista e Prishtinës prej 116 vendeve duhet të harrohet shkruan “informer” transmeton “Bota Sot”.

Këto deklarata Daçiq i ka bërë pas bisedës që zhvilloi me presidentin e Palaut Tom Esango Remenges, duke shtuar se "Serbia iu është drejtuar vendeve për të cilat nuk mund të thuhet qartë – cili është qëndrimi i tyre për Kosovën”.

“Qëllimi ynë është që të japim shtysë kompromisit, përkatësisht dialogut... kjo është ndihmë që dialogu (Beograd- Prishtinë) të përfundoj me kompromis”, theksoi Daçiq në konferencën për gazetarë.

Ai theksoi se "është e mundshme që 101 shtete e kanë pranuar Kosovën”

Shefi i diplomacisë serbe ka përsëritur se pret nga Prishtina që heq taksën për mallrat serbe, për çka është humbur koha e nevojshme që të arrihet kompromisi. 

Ai theksoi se Guinea Ekuatoriale që udhëheq me KS të OKB në muajin tjetër sjell si hero me vendosjen e Kosovës në rend të ditës për shkurt. 

Ky veprim ka has në kundërshtim nga disa vende tha Daçiq, por nuk është praktikë që atë që vendos kryesuesi në rend dite të kundërshtohet. 

“ka arsye të mjaftueshme që kjo pikë të jetë në rend të ditës”, tha Daçiq.

Republika Palau do të shqyrtoj vendimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo shkruan në notën që presidenti i Palaut Tom Remenges ia dorëzoi në Beograd Daçiqit. Në notë thuhet se ky shtet ka marr vendim që sërish të shqyrtoj pozicionin e saj kur bëhet fjala për statusin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat