Lluka: KEDS dhe KOSTT kanë arritur ta aktivizojnë energjinë për minierë

Lajme

Lluka: KEDS dhe KOSTT kanë arritur ta aktivizojnë energjinë për minierë

Nga: Z.B. Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:23
Pamje e trafo e djegur në minierë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook, njofton se, KEDS dhe KOSTT kanë arritur ta aktivizojnë energjinë për minierë, gjë që ka mundësuar nxjerrjen e minatorëve nga miniera, përcjellë Bota Sot.

Ai thotë se, një pjesë e rëndësishme është dëmtuar shumë, që vështirëson lidhjen me energji për një pjesë të komunës. Janë duke punuar në sanimin e problemit.

Postimi i tij i plotë:

Sapo u informova rreth situatës aktuale në Trepçë. KEDS dhe KOSTT kanë arritur ta aktivizojnë energjinë për minierë, gjë që ka mundësuar nxerrjen e minatorëve nga miniera. Minatorët e parë kanë filluar të dalin dhe presim që të gjithë të janë mbi tokë.

Fotot janë nga gjëndja aktuale brenda tek trafo e djegur.

Një pjesë e rëndësishme është dëmtuar shumë, që vështirëson lidhjen me energji për një pjesë të komunës. Janë duke punuar në sanimin e problemit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat