Vuçiq në panik për taksën: S’na mbetet tjetër veç t’i vazhdojmë lutjet, lajm i keq për Serbinë

Lajme

Vuçiq në panik për taksën: S’na mbetet tjetër veç t’i vazhdojmë lutjet, lajm i keq për Serbinë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 06:01
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë në Davos se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që Prishtina nuk do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, është lajm i keq.

Sipas tij, ky është sinjal i keq, jo vetëm i sinjal i keq për Serbinë, por edhe për të rajonin.

Vuçiq i pyetur nga gazetarët që ta komentoj deklaratën e Haradinajt që taksa mbetet në fuqi deri në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ka thënë se për këtë Serbia nuk mund të reagojë ndryshe përveç se të vazhdojë me lutje që ajo taksë të hiqet.

Deri atëherë, thotë ai, nuk ka për çka të bisedohet.

“Si të bisedojmë për diçka, derisa dikush neve, i cili thotë se dëshiron marrëveshje, na ka vendosur taksë anticivilizuese? Për fat të keq, megjithë lajmet e mira që kishim sot këtu, ky është lajm i keq, sinjal i keq, jo vetëm për Serbinë, por për të rajonin”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, qëndrimi i Haradinajt flet jo vetëm në raportet e Prishtinës, por edhe faktorëve tjerë në botë.

“Jemi mjaftueshëm të fuqishëm që vetë ta ngrisim ekonominë tonë, pa marrë parasysh që kjo do të ketë ndikim të keq tek ne. Mos e bëj Zot që ne të vendosnim një taksë të tillë, paramendojeni se çfarë do të ndodhte gjithandej në botë”, ka thënë ai.

Aia ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë ta furnizojë popullin e vet në Kosovë, pa marrë parasysh në vështirësitë.

“Neve na mbetet që vetëm të luftojmë, të punojmë, të jemi edhe më të vlefshëm për popullin tonë”, ka theksuar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat