Haradinaj takon Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin

Lajme

Haradinaj takon Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:28
Ramush Haradinaj dhe Rexhep Hoti

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës RAmush HAradinaj, ka bërë të ditur se ka takuar Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, përcjellë Bota Sot.

Postimi i plotë:

Në takim me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, u dakorduam që në Mbledhjën e ardhshme të Qeverisë të raportojë për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë. I premtova përkrahje të fuqishme për programin që është hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës pa dallim. Këtë vit nxënësi do të jetë në fokus.RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat