Edhe Elvis Naçi ka dy fjalë për Halil Kastratin: Përçmimi nuk i bën nderë shqiptarëve dhe as shqiptarisë!

Lajme

Edhe Elvis Naçi ka dy fjalë për Halil Kastratin: Përçmimi nuk i bën nderë shqiptarëve dhe as shqiptarisë!

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2019 Në ora: 23:12
Halil Kastarti dhe Elvis Naçi

Imami nga Shqipëria, Elvis Naçi, është përfshirë në debatin që po bëhet kundër Halil Kastratit, i cili me fondin e tij, “Jetimat e Ballkanit” ka ndërtuar qindra shtëpi për nevojtarët.

Publiciteti apo mënyra se si i bën publike Kastrati, ndërtimin e shtëpive, apo momentet kur një familjeje i dhurohet një banesë, është kundërshtuar ashpër nga shumë në Kosovë, mirëpo ka edhe shumë personalitete që po e mbrojnë Kastratin për punën e tij te palodhshme.

Elvis Naçi përmes një postimi në facebook, thotë se, Halil Kastrati dhe çdo shqiptar që bën mirë duhet të meritojë respektin e të gjithëve.

Ndërsa shton se, përçmimi i një njeriut të tillë nuk i shërben as shqiptarëve dhe as shqiptarisë.

Ja postimi i Elvis Naçit:

Nje sugjerim per ata qe flasin per Halil Kastratin:

1. Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve!

2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!

3. Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat