Tahiri: Ma bllokuan llogarinë se erdhën 100 mijë euro për 20 minuta

Lajme

Tahiri: Ma bllokuan llogarinë se erdhën 100 mijë euro për 20 minuta

Më: 24 janar 2019 Në ora: 21:44
Labinot Tahiri

Sonte në emisionin “Pressing”, po diskutohet për aktivitetet bamirëse në vend dhe për përcjellën e tyre me media.

Deputeti Labinot Tahiri, që njihet për aktivitete e tij humanitare ka thënë se në raste të ndryshime duhet të bëhen publike emrat e donatorëve.

Ai ka treguar raste te ndryshme që ka pasur gjatë kohës sa ka ndihmuar njerëzit në Kosovë.

Tahiri ka përmendur edhe rastin kur i është bllokuar llogaria bankare.

“Llogaria më ishte bllokuar, pasi  brenda 20 minutave erdhën 100 mijë euro. Bllokimin ma banën pasi thanë se nuk keni të regjistruar organizatë”, ka thënë Tahiri.

Deputeti ka treguar se ka pasur edhe raste kur njerëzit kanë abuzuar me fonde dhe kanë tentuar të bëjnë mashtrime.

“ Kam pasur raste kur në emrin tim kanë kërkuar ndihma. Këto raste i kam raportuar në polici”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat