Dick Marty që e bëri Gjykatën Speciale kapet ‘mat’ me delegacionin serb

Lajme

Dick Marty që e bëri Gjykatën Speciale kapet ‘mat’ me delegacionin serb

Më: 24 janar 2019 Në ora: 23:58
Dick Marty

Dick Marty është parë sot në shoqëri me delegacionin e Serbisë në Këshillin e Evropës në Strasburg të Francës

Ish- raporuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, në raportin e tij të vitit 2010 kishte akuzuar rëndë drejtuesit kryesor të UÇK-së.

Bazuar në raportin e tij, është themeluar edhe Gjykata Speciale, ku këto ditë janë intervistuar disa nga komandantët e zonave operative, si Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku dhe disa ish -ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Por, ashtu siç edhe ishte dyshuar, tashmë është bërë e qartë se raporti të cilin Marty e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, ishte përgatitur mbi bazën e materialeve të prokurorisë serbe, shkruan gazeta evropa.

Milan St. Protiq, ish- ambasador i Serbisë në Zvicër, në emisonin “Mysafiri i ditës“, të televizionit serb TV HAPPY, me rastin e promovimit të librit të tij, “Vendi i Wilhem Telit”, ka folur këto ditë edhe për kohën dhe rrethanat e njoftimit me ish- raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty, bashkëpunimit që kanë pasuar me Martyn si ai, ashtu dhe prokuroria serbe për krimet e luftës, përkatësisht se si i mori Dick Marty “provat” nga prokuroria serbe në bazë të të cilave edhe e hartoi Raportin e tij në vitin 2010 për Këshillin e Evropës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat