Ja sa është rritur dënimi në trafik

Lajme

Ja sa është rritur dënimi në trafik

Nga: Z.B Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:50
Foto ilustruese

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se kanë shqiptuar 1 mijë e 279 tiketa në trafik, përcjell Bota Sot

Shifra për dallim nga ditët e tjera, është më e madhe.

Gjithashtu në njoftimin e Policisë është bërë e ditur se janë arrestuar 28 persona, prej të cilëve në mbajtje janë dërguar 14 prej tyre.

Në raport të policisë, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 11 aksidente me të lënduar dhe 23 me të pa lënduar.

Policia e Kosovës ditëve të fundit ka bërë thirrje për kujdes në trafik, sidomos pas reshjeve të borës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat