Burri vret ish të dashurën live në Facebook

Lajme

Burri vret ish të dashurën live në Facebook

Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:13
Anita Williams

Një burrë nga Luiziana është deklaruar fajtor për vrasjes e ish-të dashurës së tij ndërsa ajo ishte live në Facebook.

Johnathan Robinson pranoi fajin të enjten për të shmangur dënimin me vdekje. 37 vjeçari qëlloi për vdekje Rannita Williams në prill të vitit të kaluar.

Kur Robinson u largua nga salla e gjyqit, kërkoi që të fliste me nënën e ish të dashurës së tij.

Ai i kërkoi falje Anita Williams dhe kjo e fundit e pranoi faljen e Robinson.

Gjithashtu kërkoi falje që qëlloi drejt policisë, që rezultoi me plagosjen e një oficeri në dorë.

Viktima ishte në një video live në Facebook me telefon në shtëpinë e saj, kur nisi të debatonte me Robinson.

27-vjeçarja e filmoi Robinson që e detyronte të kërkonte falje për diçka dhe më pas ai e kërcënon me jetë.

Vrasësi dëgjohet duke thënë në video: “Dëshiron të bëhesh e famshme? “Të gjithë duan të jenë të famshëm, le të bëhemi të famshëm sot.”

Williams ende po filmonte kur Robinson e qëlloi gjashtë herë më armë dhe ajo u përplas në tokë.

Në fund të videos, një hije e pushkës mund të shihet në kamera ndërsa Robinson qëndronte mbi viktimën.

Dhjetëra oficerë shkuan në vendin e ngjarjes pasi të shtënave. Kur mbërritën, oficerët shkëmbyen zjarr me Robinson për gati 90 minuta para se ta arrestonin.

Williams u dërgua në spital, por vdiq nga plagët e marra.

Familja e saj tha se viktima kishte qenë në një lidhje me vrasësin por e kishin ndërprerë marrëdhënien rreth 2 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat