Vuçiç: Erdogan në muajin qershor do ta vizitojë Beogradin

Lajme

Vuçiç: Erdogan në muajin qershor do ta vizitojë Beogradin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:24
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lavdëruar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të vendit të tij me Turqinë, duke thënë se ndjehet krenar për marrëdhëniet e mira të këtyre vendeve.

“Jam krenar për marrëdhëniet shumë të mira midis Turqisë dhe Serbisë,” tha Vuçiç dhe vuri në dukje rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, pasi ai tha se duhet të bëhet edhe më shumë.

Presidenti serb rikujtoi se gjatë Forumit të 49-të Ekonomik Botëror në Davos ka pasur rastin të takohet edhe me ministrin e Financave të Turqisë, Berat Albayrak.

Vuçiç bëri të ditur se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë muajit qershor do të vizitojë Serbinë.

“Me pa durim pres në qershor që të shoh presidentin turk Erdoğan në Beograd. Vizita është konfirmuar dhe ky është një lajm i mirë për ne”, tha Vuçiç në një deklaratë për gazetarin e AA-së.

Sipas tij, vëllimi i tregtisë midis Turqisë dhe Serbisë do të rritet ndjeshëm, ndërsa marrëdhëniet politike edhe më tej do të përmirësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat