Berisha pret Edita Tahirin: Argatët e Beogradit në Shqipëri dhe Kosovë, flamurmbajtës të serbomadhisë

Lajme

Berisha pret Edita Tahirin: Argatët e Beogradit në Shqipëri dhe Kosovë, flamurmbajtës të serbomadhisë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:40
Sali Berisha dhe Edita Tahiri

Ish- kreu i ekzekutivit shqiptar Sali Berisha priti në një takim ish- zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri.

Berisha hodhi sërish akuza ndaj politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë, që sipas tij po punojnë kundër interesave të shqiptarëve.

Sipas tij Edi Rama i është bashkuar projektit për krijimin e Serbisë së Madhe.

Reagimi i Berishës

Takim me ish zevendeskryeministren dhe ish kryenegociatoren e Republikes se Kosoves, Edita Tahiri!

Ne kete takim Zj Edita Tahiri shoqerohej nga zj Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center.

Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te idese se serbomadhise dhe ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves.

Kjo ide antikombetare dezubilizuese qe ndez flaket e nje konflikti te sapo shuar ne rajon, u shpalos qarte dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove, gjate te ciles ne menyre te perseritur u betua, duket edhe ne emer te argateve te tij shqipfoles albanofob te Tiranes dhe Prishtines, se Serbia do behet me e madhe.

Ne kete takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfoles te Serbomadhise i kane bere me qendrimet e tyre Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar demin me te rende pas protokollit te Korfuzit.

Projekti i tyre do te deshtoje njelloj siç deshtou protokolli i Korfuzit por megjithekete demi aktual eshte kolosal. Kosova e pavarur eshte pothuaj e paralizuar dhe ne çberje, njohjet e saj nderkombetare jetike kane ndaluar si rezultat i presionit, parave te Beogradit dhe veprimeve te fshehta e te hapta te argateve te Beogradit.

Kurse Edi Rama, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e Keshillit te Ministrave te BE per hapjen e negociatave shfrytezon angazhimin e tij ne projektin e Serbise se madhe per te justifikuar deshtimin dhe bllokimin nga regjimi i tij kakistokratik i hapjes se negociatave.

Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga mirekuptim i plote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat