A do të luftonin kroatët me shqiptarët, nëse do të ishin fqinj me njëri-tjetrin? Kështu përgjigjet gazetari kroat - Bota Sot
A do të luftonin kroatët me shqiptarët, nëse do të ishin fqinj me njëri-tjetrin? Kështu përgjigjet gazetari kroat

Lajme

A do të luftonin kroatët me shqiptarët, nëse do të ishin fqinj me njëri-tjetrin? Kështu përgjigjet gazetari kroat

Më: 26 janar 2019 Në ora: 08:17
Velimir Bujanec

Gazetari kroat, Velimir Bujanec nuk e sheh ndonjë arsye që do të mund të çonte deri në pikën ku kroatët dhe shqiptarët do të mund të luftonin mes vete, madje edhe nëse këta të fundit do të ishin fqinj mes vete.

Ai në emisionin “Blic Interview” ka treguar se nuk janë as kroatët e as shqiptarët ata të cilët nxisin urrejtje derisa si fajtor kryesor për këtë punë i sheh serbët të cilët madje thotë se edhe kur shkojnë të luajnë futboll brohorasin për t’i vrarë kroatët e shqiptarët.

“Po përgjigjem në pyetjen tuaj pra. Nëse në Kroaci, në Zagreb, në det apo diku tjetër jetojmë normalisht. Shqiptarët do të jetonin normalisht edhe po të ishim fqinj pranë njëri-tjetrit. Ne nuk jemi ata që nxisin dhe promovojnë urrejtje. Ne e dimë mirë se kush na urren neve dhe kush ju urren juve.

Kush në stadium ku luhet futboll i çon pankartat “Vrisni kroatët, që shqiptarët të mos kenë vëlla”. Ne themi “Vëllai krah vëllait, dhe kroati krahas shqiptarit’ dhe kur këtë e bëjë publike në rrjetet sociale apo edhe në emision atyre në Beograd më duket se iu rrëqethën edhe flokët e kokës dhe a ka diçka më të mirë e më pozitive sesa fjalia “Vëllai krah vëllait dhe kroati me shqiptarin” sesa të thotë “Vrisni kroatët, që shqiptarët të mos kenë vëlla”, – ka thënë Bujanec.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...