Ismail Kadare dhe intelektualë të shuqar botërorë, alarmojnë: Evropa po shpërbëhet para syve tanë

Lajme

Ismail Kadare dhe intelektualë të shuqar botërorë, alarmojnë: Evropa po shpërbëhet para syve tanë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:25
Ismail Kadare

Vlerat intelektuale në Evropë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, thonë disa nga intelektualët më të spikatur nga 21 vende të botës, përfshirë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, teksa Britania po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it e nacionalistët duket se do të marrin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

Bëhet fjalë për një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh e fituesve të çmimit Nobel. Ata kanë nënshkruar një letër [manifest], të botuar në shumë gazeta, përfshi “The Guardian”, ku ngrenë alarmin se ideja e Evropës po shpërbëhet para syve të tyre.

“Duhet të veprojmë tani, ose Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”, thuhet në shkrim.

“Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”.

Ata shkruajnë se është për të ardhur keq që Evropa u braktis nga ishulli përtej Kanalit, duke iu referuar Brexit-it, që e ka sjellë marrëdhënien e BE-së me Anglinë në pikën më të ulët në historinë e pas-Luftës së Dytë Botërore.

Intelektualët vlerësojnë se “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar populizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatkeqet që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Getes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe antisemitizmin; një katastrofë”.

Shkrimtari Salman Rushdie tha për “The Guardian”: “Evropa është duke përjetuar sot rrezikun më të madh të 70 viteve të fundit. Nëse ka njerëz që besojnë te ideja e Europës, duhet të çohen tani. Shpresoj që parlamenti britanik të gjejë guximin të kërkojë një referendum të dytë. Kjo do ta shpëtonte vendin nga fatkeqësia e Brexit-it, duke shpëtuar kështu edhe BE-në”.

Ian McEwan tha se e kishte firmosur letrën, sepse situata e tanishme e bënte shumë pesimist. Por, ai shpreson që shpirti botëror “Zeitgesit” do të rikthehej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat