“Karatistat” e Luginës: Pas Shqiperim Arifit, edhe Shaip Kamberi përleshet fizikisht

Lajme

“Karatistat” e Luginës: Pas Shqiperim Arifit, edhe Shaip Kamberi përleshet fizikisht

Më: 27 janar 2019 Në ora: 11:24
Shaip Kamberi

Pas përleshjes në Kuvendin e Preshevës mes dr. Skender Destanit dhe Shqiperim Arifit, në mesin e vitit të kaluar, përleshje e radhës fizike ka ndodhur në mes të Shaip Kamberit dhe një mjeku.

Administrata komunale, respektivisht zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit është shndërruar në arenë boksi.

Një përleshje fizike ka ndodhur mes një mjeku shqiptar dhe kryetarit Shaip Kamberi në zyrën e këtij të fundit, duke u grushtuar dhe përdorur fyerje ndaj njëri tjetrit, shkruan Presheva Jonë.

Image

Shkak i kësaj përleshje fizike mësohet të ketë qenë konkursi i fundit për pranim të mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Përkundër premtimeve të pushtetit se çdo mjek shqiptar do të punësohet, si duket kjo nuk ka vlejt edhe për mjekun, emër i njohur.

Image

Mos përmbushja e premtimeve elektorale po sjell nervozizëm të shumtë te qytetarët, e njëra ndër to është edhe ky rast.

Ju kujtojmë se kjo është hera e parë në historinë e komunës së Bujanocit që ndodhë përleshja fizike mes palëve dhe kryetarit të komunës. Një hallakamë tille kishte ndodhur edhe në Preshevë. Në seancën e fundit të Kuvendit komunal, kishte pasur një përleshje gati fizike ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani.

Image

Debati filloi të nxehet që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur. Debati ishte bërë edhe më i ashpër kur Skender Destani i provokuar u përpoq t’a sulmojë fizikisht kryetarin Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat