“Shqipëria e madhe” vë serbët në panik, kjo është propaganda e Vulinit në Maqedoni

Lajme

“Shqipëria e madhe” vë serbët në panik, kjo është propaganda e Vulinit në Maqedoni

Nga: F.B Më: 27 janar 2019 Në ora: 23:28
Aleksandar Vulin

Në Akademinë solemne të Sveti Saves të mbajtur në Shkup në organizim të Qendrës Kulturore Serbe nën patronatin e kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit serbe Aleksandar Vuçiq, ministri serb i mbrojtjes Vulin para pranishmëve theksoi se Serbia mendon për të gjithë serbët kudo që jetojnë shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Duke ju drejtuar përfaqësuesve të bashkësisë serbe të pranishëm në këtë tubim Vulin theksoi se “ I kupton sa ata shqetësohen kur dëgjojnë ndonjë fjalë të keqe dhe të rëndë për Serbinë”.

“ E di sa shumë shqetësoheni kur dëgjoni për situatën dhe lëvizjet përreth duke krijuar pakte dhe lidhje kundër Serbisë” ka thënë Vulin duke shtuar se “ E di sa shqetësoheni kur dëgjoni plane të tmerrshme dhe fryra për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe” dhe ndonjë shteti tjetër që të gjithë Ballkanin do ta bëj të pasigurt dhe të pafat”.

Në vazhdim Vulin ka theksuar se kuptoj brengën tuja dhe ju falënderoj për atë. “ Dua të dini se Serbia është stabile, se Serbia është e fortë dhe me vetëbesim dhe se Serbia është garant i paqes dhe stabilitetit për të gjithë ata që jetojnë në Ballkan. Ne e dimë çka është lufta, prandaj me xhelozi  dhe kokëfortësi po kërkojmë paqe” ka thënë Vulin.

Ai ka porositur serbët të duan dhe ruajnë Maqedoninë e tyre, sikur që duan edhe e ruajnë Serbinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat