Macron do të vizitojë Serbinë, temë kryesore Kosova

Lajme

Macron do të vizitojë Serbinë, temë kryesore Kosova

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:13
Aleksandar Vuçiq dhe Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, pritet që shumë shpejtë ta vizitojë Serbinë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet që pas disa javësh ta vizitojë Serbinë.

Siç bën të ditur “Vreçenje Novosti”, ende nuk dihet data e saktë e vizitës së tij.

Këtë e ka konfirmuar ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni.

Sipas Mondolonit, temë kryesore në këtë vizitë të presidentit Macron do të jetë situata në rajon dhe gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës.

Mondoloni i ka thënë gazetës se Franca e mbështetë dialogun Kosovë-Serbi dhe se nuk kanë informacione që ky dialog pritet të përfundoj në qershor të këtij viti.

“Sa më shpejt të arrihet marrëveshja, aq më mirë. Ne i kërkuam Kosovës që të tërheqë vendimin mbi taksën dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë së shpejti”, ka deklaruar ambasadori Mondoloni.

Tutje ambasadori ka thënë se është duke bërë përpjekje maksimale dhe është duke koordinuar agjendën e presidentit Macron për vizitën e tij në Beograd.

Sipas tij, vizita e paralajmëruar e presidentit Macron për në dhjetor të vitit të kaluar nuk ishte anuluar por siç tha ai, ishte shtyrë për shkak të zhvillimeve në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat