Lladrovci uron Bekim Jasharin për ditëlindje me këto fjalë

Lajme

Lladrovci uron Bekim Jasharin për ditëlindje me këto fjalë

Nga: G.B Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:30
Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Skënderajt Bekim Jasharin, me rastin e ditëlindjes së tij, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka uruar me fjalët më të mira.

Postimi i tij i plotë:

I dashur Bekim,

Për ditëlindjen tënde, dua me të urue nga thellësia e zemrës gjithë të mirat e kësaj bote.

Në rend të parë, uroj të jesh i lumtur. Lumturia është çelësi i jetës, punës dhe synimeve, për qytetarët që ta dhanë besimin, për familjen tënde të çmuar dhe neve, miqtë tu që të njohim për parimet, vlerat dhe mirësinë e pakufishme.

Urime Bekim ditëlindja, edhe 100 tjera të lumtura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat