Zymberi: Greva e Shërbyesve Civil do ta shkaktojë krizën më të madhe në vend

Lajme

Zymberi: Greva e Shërbyesve Civil do ta shkaktojë krizën më të madhe në vend

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:22
Mursel Zymberi

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil Mursel Zymberi në një intervistë zhvilluar për Ballkani.info tha se greva e shërbyesve civil do të fillojë zyrtarishtë të martë.

“ Të martën do të filojmë vetëm me një orë grevë, ndërkaq të mërkurën do të jemi tërë paraditen në grevë e ditën e enjte, grevën do të zhvillojmë me orar të plotë” u shpreh Zymberi.

Ai tha se është i vetdijshëm që greva e Shërbyesvë Civil do ta “bllokojë” vendin. “ Bile krizen më të madhe do ta shkaktojë greva e Shërbyesve Civil” shtoi Zymberi.

Ai bëri të ditur se nga Qeveria po kërkojnë nivelizim të pagave me sektoret e tjerë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat