Pahor nga Beogradi: Korrigjimi i kufijve ide e guximshme, nuk do ta hidhja poshtë

Lajme

Pahor nga Beogradi: Korrigjimi i kufijve ide e guximshme, nuk do ta hidhja poshtë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:35
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me homologun e tij slloven, Borut Pahor gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd. Ata janë paraqitur në një konferencë për media, pas takimit të zhvilluar në Pallatin e Serbisë.

Pahor ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri, shumë përkushtim ndaj zgjidhjes paqësore dhe shumë besim të shteteve të tjera, sepse ai është proces që nuk bën t’iu sjellë dëm vendeve të tjera në rajon”, deklaroi Pahor në konferencë për media.

Ai këtë ide e ka quajtur të guximshme.

“Nuk do ta kisha hedhur poshtë, por do të kisha qenë shumë i kujdesshëm“, ka thënë në fund Pahor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat