Në prag të takimit me delegacionin e Kosovës në Bruksel, Mogherini ka dërguar njeriun e saj në Beograd

Lajme

Në prag të takimit me delegacionin e Kosovës në Bruksel, Mogherini ka dërguar njeriun e saj në Beograd

Nga: F.B Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:38
Takimi i përfaqësuesve të Kosovës me Mogherinin

BE po punon si në çështjen e taksës por edhe në përgatitjet për vazhdimin sa më të shpejtë të punës në marrëveshjen juridikisht të obliguar. Ka një momentum, vullneti politik i të dy palëve thuhet në burime diplomatike shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Delegacioni i Prishtinës në dialogun me Beogradin nesër ka rundin tjetër të konsultimeve me ndërmjetësuesit e BE-së. Do të bisedohet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse juridikisht të obliguar, por edhe taksat që po ndikojnë negativisht edhe në ndërmarrjet evropiane mësohet në Bruksel.

Në Bruksel theksojnë se ka lidhje ndërmjet heqjes së taksës dhe vazhdimit të dialogut jo vetëm për shkak të refuzimit të Beogradit për vazhdim pa largimin e taksave por edhe faktin se masat e njëanshme të Prishtinës janë në kundërshtim me angazhimin dhe përpjekjet e BE-së.

“Nëse Kosova vërtet mendon në perspektivën e saj evropiane, duhet të dijë se këto masa janë plotësisht kundër produktive. Në kuptimin e tregut ato kanë ndikim jo vetëm në Serbi por edhe në ndërmarrjet evropiane që janë aktive në regjion” thonë në Bruksel

Takimi i dytë i përfaqësuesve të shërbimit evropian për politikë të jashtme (EEAS) me ekipit e sapo formuar të Prishtinës për dialog me Beogradin në Bruksel paralajmërojnë si pjesë të kontakteve të BE-së me dy palët.

Mësohet se ndërmjet dy takimeve me ekipin e Prishtinës, drejtoresha e EEAS për Ballkanin Perëndimor Angelina Ajnhorst ka qëndruar në Serbi ku ka zhvilluar bisedime me ekipin teknik të Beogradit.

Nga burime diplomatike evropiane mësohet se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese  në nivelin e lartë edhe më tutje do të zhvillohet ndërmjet presidentëve Vuçiq e Thaçi, ndërsa ekipi i sapoformuar i Prishtinës ka për qëllim të definoj pozicionin unik që deri tash nuk ka ekzistuar në anën e Kosovës.

“Si formojnë ekipet është në duar të dy palëve. Për ne është ne rëndësi që kur të vij te dialogu, presidentët të kenë pozicione unike” thonë në Bruksel.

Në BE vlerësojnë se bashkëpunimi me Uashingtonin kur është në pyetrjë dialogu dhe i gjithë Ballkani Perëndimor “ është intensive dhe e mirë” dhe se ShBA kanë “ qëndrim të njëjtë me BE”.

Në pyetjen nëse shohin si mundësi kyçjen e Moskës në dialog këto burime janë thënë se iu mbetet Prishtinës dhe Beogradit të “definojnë formatin e dialogut”, ndërsa BE mbetet ndërmjetësues në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat