Gjuriq i përgjigjet Haradinajt

Lajme

Gjuriq i përgjigjet Haradinajt

Nga: F.B Më: 28 janar 2019 Në ora: 20:33
Ramush Haradinaj dhe Marko Gjuriq

“Taksat duhet të hiqen pa kushtëzime dhe duhet kthyer bisedës së civilizuar në të cilën secila palë të jap diçka, por edhe të fitoj” ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë Marko Gjuriq për “TV Pink” transmeton “Bota Sot”

Ai ka porositur sot se Prishtina me Serbinë nuk mund të flas me gjuhën e presionit dhe shantazhit dhe nënvizoi se nuk është reale kërkesa e kryeministrit të organeve të përkohshme Ramush Haradinajt për arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës për heqjen e taksës ndaj Beogradit.

Gjuriq thotë se secili që pret të arrij përgjigje të caktuar dhe mos të ofroj asgjë palës tjetër nuk ka pritje reale nga bisedimet.

“Nëse ndokush pret që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës me ndonjë shkop magjik, si ëndërrojnë në Prishtinë, ndërkohë që nuk duan të shqyrtojnë asnjë nga kërkesat serbe, dëshira apo nevoja nuk është real” tha Gjuriq për TV Pink.

Ai nënvizoi se kjo nuk do të ndodhë dhe këtë qëndrim e ka mund të dëgjoj edhe nga Qeveria edhe presidenti i Serbisë që është qëndrim i përgjithshëm i qytetarëve.

Me Serbinë nuk mund të bisedohet me gjuhën e presionit dhe shantazhit. “ Taksat duhet të hiqen pa kushtëzime dhe të i kthehen bisedës së civilizuar në të cilën secila palë duhet të jap diçka por edhe të fitoj” ka thënë Gjuriq.

Haradinaj ka paralajmëruar se është i gatshëm të heq taksat Beogradit nëse organizohet konferencë ndërkombëtare në të cilën do të arrihej marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës, që ndër tjera nënkupton njohjen e ndërsjellë dhe garancionin për Prishtinën në BE.

Në rast se nuk vjen deri të marrëveshja finale taksat do të kthehen ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat