Vuçiq për taksën: Ne as nuk qajmë as nuk vajtojmë, ne vetëm durojmë

Lajme

Vuçiq për taksën: Ne as nuk qajmë as nuk vajtojmë, ne vetëm durojmë

Nga: F.B Më: 28 janar 2019 Në ora: 22:19
Aleksandar Vuçiq dhe Pahor

Në darkën e shtruar për presidentin dhe delegacionin slloven, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka falënderuar presidentin Pahor për mbështetjen e Sllovenisë në rrugën evropiane, ndërkohë që ka theksuar se Serbia përkundër presionit edhe problemeve ka bërë reforma dhe po përparon në zhvillimin ekonomik shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”

Presidenti serb Vuçiq i shprehu mirënjohje dhe e falënderoi shefin e shtetit slloven Pahor për angazhimin personal dhe mbështetjen që I ka dhënë Sllovenia Serbisë në rrugën evropiane si dhe mirëkuptimin për situatën dhe problemet politike të Serbisë që nuk janë të lehtë.

" Është vështirë të gjendet një vend ( si Serbia) që me gjithë atë po ec përpara edhe në zhvillimin ekonomik ndonëse gjendet në presion të madh për shkak të problemeve të pazgjidhura me Prishtinën dhe problemet tjera në regjion kur përpiqet që në mënyrë paqësore dhe civilizuese të zgjedh ato probleme” ka thënë Vuçiq në darkën me Pahor.

Vuçiq ka theksuar se “ Nuk duhet të harroni se ka 70 ditë prej që na janë vënë taksat 100 për qind në mallrat tona, që është në kundërshtim me CEFTA, në kundërshtim me të gjitha normat dhe drejtat evropiane, ndërsa ne as nuk qajmë as nuk vajtojmë, durojmë nuk ndërmarrim masa kundër kësaj dhe përpiqemi të jemi partner i besuar për secilin që dëshiron të bëhet partner me Serbinë” ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat