Gjuriq sot viziton Kosovën

Lajme

Gjuriq sot viziton Kosovën

Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:46
Arrestimi i Marko Gjuriq në vitin e kaluar

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të vijë në Kosovë.

 Gjuriq sot do të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Qëndrimi i Marko Gjuriqit në Kosovë është paraparë të mbahet nga data 29 deri më 31 janar.

Pas takimit në Qendrën e Studentëve, Gjuriq do të vizitojë edhe Manastirin në Banjskë.

Kallxo merr vesh se për vizitën e tij, Marko Gjuriqit i është dhënë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat