Protesta “1 nga 5 milionë” në Mitrovicë: Përgjigjet Milena Ivanoviq, “Lëreni Oliverin të flejë i qetë – nuk ishit me të kur ishte gjallë”

Lajme

Protesta “1 nga 5 milionë” në Mitrovicë: Përgjigjet Milena Ivanoviq, “Lëreni Oliverin të flejë i qetë – nuk ishit me të kur ishte gjallë”

Nga: F.B Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:38
Milena Bogdan dhe Oliver Ivanoviq

Shëtitja e caktuar me qëllim që të tregohet se qytetarët e këtij qyteti dhe mjediseve tjera të Kosovës solidarizohen me njerëzit ( dhe kërkesat ) e pjesës tjetër të Serbisë ka porositur këshilltari i Iniciativës Qytetare SDP Marko Ivanoviq shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Me 2 shkurt në Mitrovicë sipas njoftimit të këshilltarit të SDP Marko Jakshiq do të mbahet shëtitja në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviq. Ndërkohë bashkëshortja e liderit të Iniciativës Qytetare SDP Milena Ivanoviq ka reaguar me një porosi emotive ndaj organizatorëve të tubimit duke i ftuar “ Lëreni Oliverin të flejë i qetë”.

“Kështu qëndrojnë gjërat... definitiv të shtunën me 2 shkurt në ora 18,00 në Mitrovicë është planifikuar shëtitja protestuese “1 nga 5 milionë” me qëllim që të tregojmë se banorët e këtij qyteti dhe mjediseve tjera në Kosovë solidarizohen me njerëzit ( dhe kërkesat e tyre) nga pjesa tjetër e Serbisë që protestojnë me javë…kanë mbetur vetëm edhe disa çështje teknike siç është paralajmërimi i tubimit në Policinë e Kosovës” ka publikuar në rrjetin social Facebook, Marko Jakshiq.

“Vendi i tubimit është tek lapidari i mbretit Lazar ndërsa marshimi nga qendra tek soliteri i kuq rrugës “Mbreti Petar”, rruga “Knjaz Millosh”, “Lola Ribar”, “Sutjeska” dhe përfundimi tek vendi ku u vra Ivanoviq ku do ndezën qirinj sipas dëshirës. Një gjë dihet kjo do mbahet qofshin vetëm 2 apo 3 shëtitës, janë të mirë se ardhur të gjithë ka thënë Jakshiq duke shtuar se, “Ky qytet dikur ka hedh dritë larg, ky qytet ka mund shumë më mirë, këta njerëz meritojnë më mirë dhe ne këtë mund të bëjmë së bashku” – shihemi me 2 shkurt ka shkruar ai.

Bashkëshortja e Oliverit, Milena shpejtë ka reaguar duke I ftuar organizatorët ta “ lënë të qetë Oliverin”.

“Mitrovica ime, ke pasur rasti të jesh me te gjatë jetës, nuk ishe Mitrovicë, nuk ishe kur është dashur . Tash është vonë që të shëtitësh edhe të ndezësh qirinj. Jo nuk jemi më, Jemi një më pak. Një që është më i rëndësishmi, ndërsa juve ju janë të rëndësishëm vetëm ju. Lëreni të flejë i qetë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat