Ish-komandanti i Koshares: Haradinaj i vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe sovranitetit të Kosovës

Lajme

Ish-komandanti i Koshares: Haradinaj i vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe sovranitetit të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:10
Hisen Berisha gjatë luftës

Ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, përmes një postimi në Facebook, thotë se, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i vetëm është në mbrojtje të dinjitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Presidenca, Kuvendi, Ju deputetët e Republikës jeni nën betim për mbrojtjen e kushtetutës dhe kushtetutshmërisë si dhe përmes kësaj mbrojtjen e tërsisë territoriale”, shkruan Berisha, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

U pa puna: Ramush Haradinaj i vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Presidenca, Kuvendi, Ju deputetët e Republikës jeni nën betim për mbrojtjen e kushtetutës dhe kushtetutshmërisë si dhe përmes kësaj mbrojtjen e tërsisë territoriale.

Meqenëse i kemi të gjitha këto institucione të njohura nga mbi 100 shtete të botës kësaj here nuk besoj se ligjet e Kosovës kanë me i gjykue këto veprime si “tërheqje taktike” e radhës, më tepër afrohen me tradhëtin ndaj kushtetutës dhe Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat