Shqiptarët dhe KK e Medvegjës më aktiv se kurrë njëherë më parë. Atje jo vetëm një ditë, por 365 ditë e kanë 28 Nëntor

Lajme

Shqiptarët dhe KK e Medvegjës më aktiv se kurrë njëherë më parë. Atje jo vetëm një ditë, por 365 ditë e kanë 28 Nëntor

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:28
Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ne Medvegje

Disa qarqe filitet se Lugina e Preshevës është në gjum. Nëse Presheva dhe Bujanoci janë në gjum, kjo nuk don të thotë edhe për Medvegjës e cila është aktive në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë mjedis multietnik. Duke mos u ndalur kësaj rradhe tek roli dhe kontributi i akademik Idriz Ajeti dhe Xhim Xhema që hapën dyert e akademive botërore dhe ato të Shtëpisë së Bardhë në Uashington për shqiptare, mjafton të përmendim këtu vizitën e presidentit shqiptar Ilir Meta në Medvegjë apo vizitën e 50 nxënësve shqiptarë nga Medvegja në Tiranë.

Për dallim nga Persheva dhe Bujanoca, Medvegja 365 dite e ka 28 Nëntorë, me që atje valon flamuri gjigand shqiptarë

Pastaj, ndërtimin e fabrikës se qorapave nën drejtimin e biznesmenit të njohur nga Medvegja Muharrem Salihu një afarist i njohur me renome europiane.  Edhe vizita e Ilir Metës në SHBA i shoqëruar nga kryetari i FEDS-it z.Salihu në Uashington bëri jehonë të madhe.

Njëmbëdhjetë persona të punësuar në vetëqeverisjen lokale në komunën e Medvegjës, me urdhër të një zyrtareje komunale kanë marrur urdhër për ta mësuar gjuhën shqipe këtë vjeshtë, tha sot në parlamentin e Serbisë në Beograd deputetja serbe Marija Janjushevic nga DVER-i. Lidhur me këtë kanë shkruar edhe mediat serbe të cilin vendim në Medvegjë e kanë konsideruar si “skandaloze” (“Opštinski službenici u Medveđi dobili nalog da uče albanski jezik “), transmeton “Presheva Jonë”.

Sipas deputetes Janjushevic  ky “lajm ka shkaktuar reagime dhe kritika të ashëpra  në mesin e banorëve serb të Medvegjës, janë të dominuara nga frika se Medvegja mund t’i bashangjitet Kosovës”

Pra gjitha këto aktivitete, jo vetem Medvegja, por edhe Kosova Lindore është  sensibilizuar në arenën ndërkombëtare falë angazhimit të tre personave, Leme Xhema dhe  Florim Sahiti zyrtarë këta të lartë në Komunen e Medvegjës si dhe Muharrem Salihun, kryetar i AFEDS.

Do përkujtuar se Medvegja nuk ka jarani me Vuqiçin as nuk ndërton lapidare për të prishur, por punon dhe vepron e asesi nuk premton.  Liderët e Medvegjës nuk rrahen fikziksiht mes veti si ata në Preshevë dhe Bujanoc.

Nga Medvegja kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka deklaruar se uron që Beogradi të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur për pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një deklaratë për mediat e Kosovës dhe ato të Serbisë, Presidenti i Republikës është shprehur se Medvegja është ndjerë më mirë se në vendlindjen e tij.

“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit janë në vëmendjen time” është shprehur Presidenti Meta.

Medvegja nuk harrohet nga Presidenti Ilir Meta. pas vizites, ai tash ka ftuar ne Tirane nxënesit shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është i previligjuar që të pres nxënës dhe mësues të shkollave shqipe nga Medvegja.

“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe”, ka njoftuar Presidenti Meta në profiling e tij në Facebook.

Nga sot jo me vetëm “Medvedja” por MEDVEGJË

Pas urdhërit që zyrtarët serbe të Medvegjës ta mësojnë gjuhën shqipe që u bë temë debati pardje në Parlamentin e Serbisë në Beograd këtë komunë e ka qelë “mëngjesi” me mbishkrimin shqip MEDVEGJË mu para komunës.

Siç jemi dëshmitar, në  hyrje të komunës çdo vizitori i ka rënë në sy mbishkrimi vetëm serbisht (cirilikë dhe latinicë) që dikush gëzohej e dikush ndjehjet jo vetëm i dëshpëruar por edhe i diskriminuar.

Por falë autoriteteve shqiptareve në Komunë dhe presonit të OSBE-së bashkë me  ndërkombëtarët tash aty figuron edhe gjuha shqipe aty. Diçka po ndodh në Medvegjë. Mbesim me shpresë se me kthimin e shqipes në këtë qytet do kthehen edhe shqipet tjera që braktisën vendlindjen, vatrat e tyre shekullore, me që tashmë aty ka edhe perspektivë, punë me që diaspora shqiptare po investon aty,  po hap fabrika. Mirësevini në Medvegjën tonë!

Njëmbëdhjetë persona të punësuar në vetëqeverisjen lokale në komunën e Medvegjës, me urdhër të një zyrtareje komunale kanë marrë urdhër për ta mësuar gjuhën shqipe këtë vjeshtë, tha sot ne parlamentin e Serbisë në Beograd deputetja serbe Marija Janjushevic nga DVER-i.

Lidhur me këtë kanë shkruar edhe mediat serbe të cilin vendim në Medvegje e kanë konsideruar si “skandaloze”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat