Gjuriq: Heqja e taksës në interes të serbëve dhe shqiptarëve

Lajme

Gjuriq: Heqja e taksës në interes të serbëve dhe shqiptarëve

Nga: F.B Më: 29 janar 2019 Në ora: 23:46
Marko Gjuriq

Përpjekjet e shumta nga jashtë dhe nga Brenda që uniteti politik dhe institucional i serbëve të Kosovës sa më shumë të thyhet janë shtuar, sikur edhe përpjekjet që populli serbët dobësohet, ka thënë në Zveçan drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovës Marko Gjuriq, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Gjuri para gazetarëve ka thënë se “nuk ka dilemë se janë shtuar presionet e ndryshme dhe metodat që të dobësohet populli serb, si është taksa dhe tarifa që vështirësojnë jetën e përditshme, pozicionet këto rigide të ndërlidhura me dialogun Prishtinë dhe Beograd".

"Është në interes të serbëve dhe shqiptarëve heqja e taksës në prodhimet serbe që pushteti i përkohshëm i Prishtinës ka vendosur", ka thënë drejtori I të ashtuquajturës zyrë për Kosovë Marko Gjuriq duke vlerësuar se ato nuk sjellin mundësi për zgjidhje të problemeve në Kosovë dhe në dialogun Prishtinë dhe Begrad.

Gjuriq ka theksuar se në takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës edhe njëherë është shprehur pakënaqësia  e vendosjes së taksës dhe shembjes së interesit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat