E zbulon Gjuriq: Ky është premtimi i madh që Vuçiq u bëri serbëve të Kosovës

Lajme

E zbulon Gjuriq: Ky është premtimi i madh që Vuçiq u bëri serbëve të Kosovës

Nga: F.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:29
Marko Gjuriq

Në takimin e Gjuriqit me serbët: Vuçiq bisedoi me serbët dhe iu premtoi se Serbia fuqishëm dhe maksimalisht mbështet serbët në Kosovë.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e serbëve nga gjitha mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë, Gjuriq ka thënë se ekzistojnë presione të papara dhe përpjekje që Brenda korpusit serbët prodhohen qarje artificiale shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shpreh kënaqësi që serbët nga të gjitha mjediset janë të vendosur që të luftojnë për interesat dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë.

Gjatë takimit me përfaqësuesit serbë përmes telefonit ka biseduar edhe Aleksandër Vuçiq, që sipas Gjuriqit ka përcjellë porosinë e paqes, solidaritetit dhe bashkimi i Serbisë në përpjekje të shtetit që të ndihmojë popullin serb në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se është biseduar për 141 projekte që po realizon dhe financon Qeveria e Serbisë në krahinën jugore shkruan “Blic”.

"Fakti se qeveria më shumë se asnjëherë ndihmon popullin serb në Kosovë dëshmon se nga secili qytetar kemi mbështetje që të ndihmohet ekzistenca e popullit tonë në krahinën jugore," ka thënë Gjuriq.

Projektet që financohen nga qeveria do të thonë jetë për ekzistencën e popullit tonë dhe janë me rëndësi të veçantë, pasi mes projekteve janë rrugë të reja, shkolla , spitale - " çdo gjë që është e nevojshme që të frymohet në mjediset serbe dhe të hiqen barra e presionit dhe kushteve të vështira".

"Kemi obligim që në këtë vit të japim impuls realizimit të këtyre projekteve", theksoi Gjuriq duke shtuar se më e rëndësishme është ruajtja e unitetit dhe bashkimit mes serbëve.

Sipas tij situatën në Kosovë shumë politikane e paraqesin në dritën që ju nevojitet në nevojat e tyre politike dhe janë të gatshëm të viktimizojnë interesat shtetërore dhe kombëtare, andaj nuk guxojmë të kemi ndarje.

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç ka thënë se tema e takimit ishte situata politike dhe e sigurisë në kuptimin e taksave të vendosura nga Prishtina dhe presioneve të vazhdueshme që dëgjohen.

"Një nga porositë është edhe bashkimi i Mitrovicës, që nuk ka qëllim zhvillimin ekonomik si ata duan ta paraqesin, por ka si qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Mitrovicës siç kanë bërë nga jugu", theksoi Rakiç.

Ai theksoi se janë pajtuar që të përgjigjen dhe veprojnë të bashkuar dhe me unitet ndërkohë që përsëriti se në këtë iu jep forcë porosia e presidentit Vuçiq se Serbia fuqishëm dhe maksimalisht mbështet serbët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat