Kërcënohet Marko Jakshiq për shkak të paralajmërimit të protestës në Mitrovicë

Lajme

Kërcënohet Marko Jakshiq për shkak të paralajmërimit të protestës në Mitrovicë

Nga: F.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:39
Mitrovicë

Këshilltari i Iniciativës Qytetare SDP në Kuvendin komunal të Mitrovicës Marko Jakshiq është kërcënuar pas njoftimit për protestën “Një nga pesë milionë” që do të mbahet me 2 shkurtit në Mitrovicë, shkruan “Kossev”, transmeton “Bota Sot”

Kërcënimet Jakshiqit i kanë ardhur nga llogaria “Balkanfox“ në rrjetin social Twiter.

“Ty shok duhet të varim midis sheshit në ‘Terazije’ për shembull. Marre të qoftë që përçan popullin, vetëm edhe kjo i duhet pas gjithë asaj që heq ai. Sikur ata kanë nevojë për politikë, apo iu kryen shërbim shqiptarëve??? Zot më ruaj çka je ka bënë!!!!!!,“ ka shkruar shfrytëzuesi i llogarisë “Balkanfox“.

Jakshiq ka theksuar për media se ka paraqitur kërcënimin.

“Në kohën e sotme të kërcënohet dikush me varje në ‘Terazije’ pas asaj që i ka ndodhur Oliver Ivanoviqit, nxit arsye për shqetësim, andaj përmbajtjen e kërcënimit e kam paraqitur në Prokurori për krime të rënda teknologjike në Beograd dhe pres reagimin e tyre, sepse në shekullin 21 mospajtimet politike zgjidhen me argumente jo me varje“, ka thënë Jakshiq.

Të përkujtojmë se ditë më parë ai njoftoi se më 2 shkurt në ora 18,00 do të organizohet protesta në Mitrovicë me qëllim që banorët e këtij qyteti dhe mjediseve tjera të solidarizohen me protestat në qytete e Serbisë dhe kërkesat e tyre në Beograd kundër pushtetit aktual.

Protesta është paralajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat