Daçiq ka disa pyetje për Haradinajn, pas letrës për kryeministrat e botës

Lajme

Daçiq ka disa pyetje për Haradinajn, pas letrës për kryeministrat e botës

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:40
Ramush Haradinaj dhe Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ia ka drejtuar disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet, pas letrës së dërguar te liderët botërorë.

Haradinaj të martën njoftoi se u ka dërguar një letër kryeministrave të botës ku thuhet se: “Kosova bisedon me Serbinë si shtet sovran”.

“Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA-ja dhe BE-ja pranojnë që të kërkohet një kompromis?”, deklaroi Daçiq për “Veçernje Novosti”.

Haradinaj në letrën e tij kishte shkruar se statusi i Kosovës është konfirmuar më 17 shkurt të vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë dhe se dialogu me Serbinë ka për qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë “me njohje të ndërsjella”.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat