Nxehet Daçiq ndaj Haradinajt: Nuk je i vetëdijshëm në çfarë situate je! Nëse Kosova është “shtet i pavarur” pse nuk bëhet pjesë e OKB dhe Interpolit?

Lajme

Nxehet Daçiq ndaj Haradinajt: Nuk je i vetëdijshëm në çfarë situate je! Nëse Kosova është “shtet i pavarur” pse nuk bëhet pjesë e OKB dhe Interpolit?

Nga: F.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:13
Ivica Daçiq

Pas letrës së dërguar nga kryeministri Ramush Haradinaj liderëve botëror, ka reaguar ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiq, duke ia tërheq vëmendjen se nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet, shkruan “Vecernje Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Më tej ai ka shtruar pyetjen, pse atëherë 13 vende të ndryshme kanë tërhequr njohjet, ndërsa BE-së dhe ShBA-ve i pranojnë se kërkojnë kompromis.

Reagimi i shefit të diplomacisë serbe Daçiq, ja ardhur si rezultat i letrës së Ramush Haradinajt dërguar liderëve botëror ku shkrua se "Kosova bisedon me Serbinë si shtet i pavarur”, ai ka shtuar se Haradinaj nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet.

“Nëse është ashtu, pse nuk bëhet pjesë e OKB-së, UNESCO apo Interpolit, pse 13 vende kanë tërhequr njohjet dhe pse BE-së dhe ShBA-ve iu thuhet se po kërkojnë kompromis”? pyeti Daçiq në intervistën për "Veçernje novosti".

Haradinaj ka shkruar se statusi i Kosovës është vërtetuar me 17 shkurt 2008 me shpalljen e pavarësisë, ndërsa dialogu me Serbinë ka si lëndë normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “njohjen reciproke ".

Ai ka shkruar në profilin në rrjetin social Facebbok se letrën që ka dërguar dëshiron që "të jap fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës janë ende në tavolinë".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat