Rashiti: Kryeministri duhet të pezullojë taksën sepse arriti të involvojë SHBA-të në bisedime

Lajme

Rashiti: Kryeministri duhet të pezullojë taksën sepse arriti të involvojë SHBA-të në bisedime

Nga: E.K Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:46
Naim Rashiti

Reagimet vazhdojnë për taksën e vendosur dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Naim Rashiti njohës i çështjeve politike, në postimin e tij thotë se Kryeministri duhet të pezullojë taksën, sepse ka arritur qëllimin e tij të involvojë SHBA-të në bisedime.

Postimi i plotë:

Politika po dramatizon pa nevoje… Skena politike dhe liderët janë te ndërtuar tani me qe te dramatizojnë politiken dhe shkaktojnë debate dhe dëme përtej agjendës….. Politika e prirur te shkaktoje kriza ne çdo moment…

Peng nga grupet dhe interesat e njerëzve te fuqishëm ne politike, institucione, agjenci e borde te pavarura, ndërmerrje publike e sindikata, liderët po dramatizojnë zhvillimet rreth dialogut dhe marrëdhënieve me miqet, vizave etj.

Dialogu me Serbinë duhet te trajtohet si proces politik i cili mund te ketë epilog por me shume gjase edhe mund te mos ketë. Liderët duhet te flasin hapur për opsionet dhe qëndrimet e Vendeve kryesore dhe bisedojnë me vete se çka duan nga ky proces.

Kryeministri Haradinaj duhet te suspendoj taksen sepse ka arrite qëllimin, qe Amerika te jete e involvuar dhe tani me SHBA-te janë me te involvuara se kurrë….

Konferenca për përmbylljen e dialogut me Serbinë është menduar para një viti, fillimisht e propozuar dhe ofruar nga Presidenti Macron, por ajo do te mbahet vetëm nëse dialogu avancon dhe për këtë ende nuk dihet. Prandaj kërkesa e kryeministrit është ne kuadër te diskutimeve ndërkombëtare për këtë teme dhe asgjë kercenuese.

PDK dhe AAK duhet ta stabilizojnë qeverinë dhe merren me buxhetin, grevat e reformat dhe nëse se bashku me partie tjera dhe LDK e VV te bisedojnë për dy temat e mëdha…
Sot nuk ka asgjë me te rëndësishme se kalimi i buxhetit, arsimi, shëndetësia dhe reformat.

Nese subjektet duan te shkojnë ne zgjedhje atehere te ulem për tri tema: dialogun me Serbinë, reformat për reformimin e sistemit politik dhe administratës publike, ligjin për qeverinë, rregulloren e kuvendit dhe zgjedhjet.

Por nuk mund te bie qeveria për shkak te mungesës se vullnetit për reforma, krizave te brendshme apo debatit për tema te cilat shkojnë përtej agjendës dhe mandatit te një shumice te thjeshte parlamentare.

Për mos me ndodh kjo ne te ardhmen një pakete e gjere e qeshtjeve duhet te zgjidhet…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat