Rada Trajkoviç: Ka indikacione se Radoiçiq do të dorëzohet

Lajme

Rada Trajkoviç: Ka indikacione se Radoiçiq do të dorëzohet

Nga: F. B. Më: 30 janar 2019 Në ora: 18:52
Oliver Ivanoviq

Duke reaguar në lajmin se Milan Radoiçiq angazhoi avokatin Zhivojin Jokanoviq, Rada Trajkoviç beson se nëse ai vendos të dorëzohet mund të bëhet dëshmitar i mbrojtur në procesin e zbardhjes së vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Presidentja e Lëvizjes Evropiane, Rada Trajkoviç ka thënë për “RTV KIM” se ka indikacione se Radoiçiq të dorëzohet dhe kjo vërtetohet me ardhjen e befasishme të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës dhe “shqetësimin e Listës Serbe”.

“Ai (Radoiçiq) gjendet në situatë të vështirë. Ai ka mundësi të ndryshme  por edhe rrezikut dhe mendoj se nuk është budalla, pot ë kundërtën. Ai nëse dorëzohet mund të bëhet dëshmitar i mbrojtur  dhe të sqaroj rastin. Procesi gjyqsor është i vetmi legjitim që duhet të niset edhe të jetë në funkion të së drejtës për Oliverin”.

Trajkoviç pret që Lista Serbe “ të i marr të drejtën Radoiçiqit që të flas si nënkryetar i saj“. “Ky është komprometim për të gjithë serbët në Kosovë, komprometim për të gjithë procesin dhe ngarkimin me hipotekën e rëndë për të gjithë fajtorët dhe jo fajtorët”.

Sipas saj procesi gjyqësor i zbardhjes së rastit të Ivanoviqit mund të ndikoj në marrëveshjen e Brukselit.

“Ky proces nëse ndodh dhe unë besoj s epo mund të ndihmojë të dalim të pastër nga kjo situatë dhe kohë e rëndë dhe Oliveri të pushoj i qetë, nëse gjendet urdhër dhënësit dhe kryesit”.

Trajkoviç nuk mendon se dalja para organeve gjyqësore e Radoiçiqit varet nga fati i Haradinajt.

“Nuk mendoj sepse ata janë të afërt dhe disi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe i kanë besuar njëri tjetrit”, thotë Trajkoviç.

Ajo nuk pret të bie qeveria e Haradinajt, por beson se Lista Serbe do kthehet dhe mbështes propozim-buxhetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat