Gjuriq: Kam ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë

Lajme

Gjuriq: Kam ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:14
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar që në Kosovë ka ardhur me një mesazh të qartë të Qeverisë së Serbisë se mbështetja do të jetë edhe më e fortë.

Ai në një intervistë për televizionin Most ka thënë se përpjekjet e Qeverisë së Serbisë në Kosovë, jo që nuk do të ndalen, por do të jenë edhe më të forta.

Gjuriq do të hapë sot objektin e ri të një institucioni parashkollor në Mitrovicë si dhe do t’i dorëzojë çelësat e 24 banesave për familjet serbe atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat