Ljajiç: Karla del Ponte ka thënë gjithçka, por e kanë injoruar

Lajme

Ljajiç: Karla del Ponte ka thënë gjithçka, por e kanë injoruar

Nga: F.B Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:31
Gjykata e Hagës

"Si ministër për të drejtat e njeriut në Strasburg pata tërhequr vërejtjen në krimet në Kosovë, por aso kohe nuk kanë ditur për çka flas, ndërsa konstatimet e Del Pontes i kanë injoruar", ka thënë Rasim Ljajiç për “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Këto konstatime Ljajiç i ka bërë për media në debatin rreth asgjësimit të dëshmive në krimet në tregun e Sarajevës dhe në Kosovë përkatësisht “Shtëpinë e verdhë”, në çka ministri Ljajiç theksoi se nuk ka të dhëna të sakta për këtë, por edhe vetë ka fol për krimet në Kosovë.

"Si ministër për drejta të njeriut pata shkuar në Strasburg dhe kam fol për krimet, përkatësisht për atë që ka shkruar në raportin e Dik Martit. Por ajo që kam vërejtur është se askush nuk ka pasur ide çka të bëjë me to", ka thënë ai, e më pas tregon se ka lexuar librin e prokurores Karla Del Ponte në të cilën është përshkruar gjithë ajo që ka ndodhur në Kosovë. 

"Ajo qartë flet se janë kryer krime, kush i ka kryer përkatësisht cilët nga krerët e lartë të UÇK-së, ndërsa ajo që është më e rëndësishmja në këtë është se përfaqësuesit ndërkombëtar janë treguar të pa interesuar për këtë sepse sipas tyre kjo mund të ndikoj në terren dhe do destabilizohet situate gjë që asokohe  nuk ishte e nevojshme", ka sqaruar ai.

"Pra, politika është mbi të drejtën dhe drejtësinë", ka përfunduar Ljajiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat