Trajkoviq: Ardhja e Gjuriqit në Kosovë paralajmëron dorëzimin e Radojiçiqit

Lajme

Trajkoviq: Ardhja e Gjuriqit në Kosovë paralajmëron dorëzimin e Radojiçiqit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:46
Milan Radojicic

Politikania serbe, Rada Trajkovic thotë se i dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radojicic, do të vendos të dorëzohet, ai mund të jetë dëshmitar i mbrojtur në procesin për zbardhjen e vrasjes.

Këto deklarime Trajkoviq i ka bërë për ‘Rtv Kim’, duke thënë se ka shenja që Radoiçiqi do të dorëzohet, duke e lidhur këtë me vizitën e Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës.

"Radoiçiqi është në një situatë të vështirë, ka mundësi të ndryshme por edhe rreziqe. Mendoj se nuk është i marrë, madje është shumë i mençur. Nëse dorëzohet, madje mund të jetë një dëshmitar i mbrojtur për të zbardhur vrasjen e Ivanvoiqiti. Vetëm një proces juridik legjitim duhet të ndodh që të jetë në funksion të drejtësisë për Oliverin”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Trajkoviq pret që Lista Serbe të mos e lejojë më Radoiçiqin që të flasë në cilësinë e nënkryetarit të kësaj partie.

Për politikanen serbe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit do të kishte impakt edhe në marrëveshjen e Brukselit.

Ajo pret që Lista Serbe të kthehet në Qeveri, dhe ta përkrahë Ramush Haradinajn për votimin e buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat