Ky është deputeti që kërkon të ulen pagat e deputetëve dhe të Qeverisë

Lajme

Ky është deputeti që kërkon të ulen pagat e deputetëve dhe të Qeverisë

Nga: E.K Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:45
Armend Zemaj

Armend Zemaj deputet nga radhët e LDK-së në një postim në facebook ka kërkuar që të ndahet më shumë buxhet për ata që kanë nevojë. Në këtë rast ai ka përmendur fëmijët pa përkujdesje dhe ata me nevoja specifike.

Postimi i plotë:

Të ndahet buxheti për ata që kanë nevojë më shumë se krejt ne!

Ka ditë që Kosova po vlon nga pakënaqësitë rreth ligjit për paga, koeficientet jo të strukturuar dhe disa edhe të imponuar. Krejt kjo, nga njerëz të punësuar në të gjitha nivelet.

Por, cili është fati i atyre që s’kanë përkujdesje prindërore dhe i atyre që kanë nevoja specifike. Deri të shtunën kur pritet të votohet ky ligj, mendoj se duhet që të ulen pagat tona, të Qeverisë dhe të disa sektorëve të tjerë, ndërsa ato kursime të orientohen për fëmijët jetim, si dhe për personat me nevoja të veçanta, për ata të cilët nuk kanë përkujdesje.

Ne jemi të zgjedhurit e tyre, andaj këtë përkujdesje ata e presin nga ne, e jo vetëm nga qeveria. Ata sot e nesër kanë nevojë për më shumë kujdes, ata presin që ne t’i konsiderojmë si pjesë të familjeve tona. Përndryshe, ky ligj edhe me shumë mangësi të tjera që ka, rritë pakënaqësitë dhe imponon dallimet e padrejtësitë në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat