Raporti dramatik i CIA-së për 2019: Në Ballkanin Perëndimor mund të ketë dhunë, mos durim dhe konflikt të armatosur

Lajme

Raporti dramatik i CIA-së për 2019: Në Ballkanin Perëndimor mund të ketë dhunë, mos durim dhe konflikt të armatosur

Nga: F. B. Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:18
Ilustrim

Në raportin për vitin 2019 të CIA-së amerikane (Shërbimit Qendror Zbulues) është tërhequr vërejtja në tri zona problematike Ballkani Perëndimor, Turqi dhe Brexit, shkruan “Telegraf”, transmeton gazeta “Bota sot”.

Në të vërtetë zyra e drejtorit për punë kombëtare zbuluese (Office of the Director of National Intelligence - DNI) të ShBA-ve me 29 janar para këshillit për çështje zbuluese në Senatin amerikan prezantoi raportin ku në pjesën për situatën e sigurisë në regjion përmenden mos durimi etnik, dhuna dhe konflikti i hapur ushtarak.

“Është thuajse e sigurt se ekziston një rrezik i ultë i shpërthimit të dhunës në Ballkanin Perëndimor dhe mundësia e konfliktit të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të vazhdoj të shfrytëzoj tensionet etnike dhe nivelin e lartë të korrupsionit që të pengoj gatishmërinë e këtyre vendeve që të shkojnë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO” thuhet në raportin e prezantuar nga drejtori i DNI, Daniel R. Koats.

Profesori i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragishiq ka thënë se raportet e CIA-së janë shumë saktë edhe preciz.

“Historian na mëson se analizat e tyre nuk gabojnë sa i përket Ballkanit ajo është problematike që nga viti 2000. Aktualisht nuk ka dyshim se raportet Beograd-Prishtinë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme mes dy palëve dhe serbëve e shqiptarëve të vendoset ndonjë paqe është sfidë shumë e madhe që do mundësonte stabilizim të Ballkanit e mban atë si tregimin më problematik. Nuk duhet anashkaluar as Bosnjën ku situate po komplikohet pas iniciativës për ndryshimin e emrit të Republikës Spska ka bërë që të destabilizohet regjioni” ka thënë profesori.

“Në njërën anë kemi qëndrimin e Vuçiqit e Thaçit dhe përfaqësuesit e vendeve perëndimore, së pari BE dhe ShBA që duan të gjendet një zgjidhje, në anën tjetër kemi ekipin e Haradinajt dhe Rusia që nuk do të arrihet zgjidhja”.

“Destabilizimi i shkon për shtati Rusisë sepse ideja kryesore e saj është ruajtja e pranisë dhe ndikimit në këtë pjesë, protesta nuk i bëjnë dëm qeverisë edhe nëse e marrin pushtetin, por nuk është rruga ma e mirë” tha Dragishiq.

Serbia duhet të insistoj të ruhet stabiliteti i institucioneve shtetërore dhe zhvillimi i raporteve të fqinjësisë së mirë, dialogun serioz dhe pandalshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat