Lista Serbe thërret protestë për nesër para zyrave të BE-së dhe EULEX-it

Lajme

Lista Serbe thërret protestë për nesër para zyrave të BE-së dhe EULEX-it

Më: 31 janar 2019 Në ora: 19:58
Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka ftuar që gjithë qytetarët që nesër të bëhen pjesë e një proteste para zyrave të Bashkimit Evropian dhe të EULEX.

Me anë të kësaj proteste ata do të kundërshtojnë “Aneksimin e Mitrovicës së Veriut”, shkruan Blic.rs.

Simiq ka thënë se Prishtina ka paralajmëruar aneksimin e Mitrovicës së Veriut dhe gjithë pjesës veriore.

Ai ka thënë se Lista Serbe do t’ju japë përkrahje të gjitha protestave dhe ka thirrur qytetarët që të jenë paqësorë nesër në orën 12:00 për siç ka thënë për të kundërshtuar planet e përfaqësuesve politikë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat