Rama-Berishës: Furnizove me naftë tanket e Millosheviçit

Lajme

Rama-Berishës: Furnizove me naftë tanket e Millosheviçit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:06
Sali Berisha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm vazhdoi sulmet ndaj ish- liderit të PD-së, Sali Berisha.
Pas përplasjes, akuzave dhe ofendimeve që bënë ndaj njëri – tjetrit dje në parlament, Rama dhe Berisha e “shtrinë” sherrin edhe në rrjetet sociale.

Teksa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ftoi dje Berishën nga studio e Ylli Rakipit për një debat publik, ish- kryeministri shqiptar ktheu përgjigje për Gazetën Express.

Berisha u shpreh se më mirë debaton me Aleksandër Vuçiçin se me Thaçin.

Por në këtë debat ndërhyn sot edhe Rama, i cili hedh akuza ndaj Berishës se furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.

Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK.

Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq.

Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat