Daçiq – BE-së: Bindeni Kosovën që ta heq taksën

Lajme

Daçiq – BE-së: Bindeni Kosovën që ta heq taksën

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha se taksa e Kosovës për mallrat nga Serbia pamundëson bisedimet e mëtejshme midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai  i bëri thirrje BE-së dhe shtetve anëtare për të bindur disa akterë politikë në Ballkanin Perëndimor se siç tha ai” lëvizjet e njëanshme nuk janë zgjidhje e problemit, por është e rëndësishme që t`i kthehen dialogut”.

“Për më shumë se dy muaj vendimi i Prishtinës është në fuqi … duke shkelur dispozitat e marrëveshjes së CEFTA-s dhe duke parandaluar bisedimet e mëtejshme. Prandaj, ne i bëjmë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj për të bindur disa akterë politikë në Ballkanin Perëndimor, që lëviz e njëanshme nuk janë zgjidhje e problemit, por është e rëndësishme që të kthehen në dialog si e vetmja rrugë e drejtë që duhet të çojë në një zgjidhje të plotë, “tha kryediplomati serb në  takim jozyrtar të krerëve të diplomacive të BE-së  dhe vendeve kandidate që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, transmeton Klan Kosova.

Në këtë takim po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.

Tema qendrore e takimit, e cila u organizua nga shefja për politikë të jashtme të BE-së,  Federica Mogherini dhe presidenca rumune e BE-së kanë qenë marrëdhëniet me Kinën, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, forcimi i dialogut dhe përmirësimi i bashkëpunimit rajonal në kuadër të sfidave globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat