Reagon Lista Serbe për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte në Jarinje

Lajme

Reagon Lista Serbe për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte në Jarinje

Nga: F.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:44
Jarinje

Lista Serbe në një kumtesë të lëshuar pas njoftimit për ndalimin e një personi të dyshimtë për krime në rajonin e Pejës, sot pasdite në Jarinje ka kërkuar nga OSBE-ja, EULEX-i dhe ambasadat e Quintit që të reagojnë në lidhje me arrestimin e serbit, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Lista Serbe ka kumtuar sot pasdite se arrestimi i Zoran Gjokiqit në kufirin administrativ në Jarinje është vazhdim i presionit të serbëve të Kosovës dhe ka ftuar OSBE-në, EULEX-in dhe ambasadat e vendeve të Quintit që të reagojnë dhe t’iu tërhiqet vërejtja shqiptarëve të Kosovës të ndalojnë me provokime. Ata theksojnë se shumë “ashpër” dënohet arrestimi i Gjokiqit për ndonjë “ krim të luftës”, si dhe “provokimin e vazhdueshëm” të Prishtinës.

“Të gjithë atyre që mendojnë të kthehen në vendin e lindjes duan të i dërgojnë porosi të qartë se nuk janë të mirë se ardhur dhe nuk zgjedhin mënyrë e as të mendojnë të kthehen”, shkruan në kumtesë të Listës Serbe.

Zoran Gjokiq i zhvendosur nga Peja, është arrestuar mbrëmë në vendkalimin kufitar në Jarinje për shkak të dyshimit se është përgjegjës për krime lufte, ka njoftuar zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat