Protestat në Mitrovicë: Edhe familjarët e Ivanoviqit dalin kundër Vuçiqit

Lajme

Protestat në Mitrovicë: Edhe familjarët e Ivanoviqit dalin kundër Vuçiqit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:18
Pamje nga protestat

Tash e sa javë në Beograd po mbahen protesta masive kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit. Kjo ishte protesta e nëntë e qytetarëve serbë.

Ata kërkuan mbrëmë dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Mlladen Sarcevic, drejtorit të televizionit shtetëror, Dragan Bujoseviq.

Tutje protestuesit i lanë kuti me letra para zyrës së presidentit Vuçiq.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe shumë profesorë të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Arsimit pas deklaratave të tij, ku kishte thënë se profesorët që po mbështesin protestën nuk janë emra të mëdhenj.

Përveç në Beograd, protesta për herë të parë pati edhe në Mitrovicë të Veriut, e cila u organizua nga Lista Serbe.

Brenda turmës së protestuesve ishin edhe familjarët e politikanit të ndjerë serb, Oliver Ivanoviq. Po ashtu pranë tyre ishte edhe politikania e njohur serbe, Rada Trajkoviq.

Që nga fillimi i protestave është kërkuar largimi i Vuçiq si president por ky i fundit kishte thënë se edhe po të dalin pesë milion protestues nuk do të jap dorëheqje.

Në Serbi pritet që në pranverë të shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat