Kufijtë e Kosovës, Majko: Po kthehet në lojë të rrezikshme, të mos fluturojmë shumë lart

Lajme

Kufijtë e Kosovës, Majko: Po kthehet në lojë të rrezikshme, të mos fluturojmë shumë lart

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Pandeli Majko

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, është shprehur mbrëmë se diskutimi për ndarjen e kufijve të Kosovës po kthehet në një lojë të rrezikshme.

 

I ftuar në emisionin 'Mbrëmje Ide' të Mirela Milorit, Majko ka thënë se ky dialog nuk prek vetëm Kosovën, por është një çështje më komplekse prandaj duhet të tregohemi më të kujdesshëm me qëndrimet.

'Pavarësia e Kosovës është një fakt juridik ndërkombëtar që në mos sot nesër do njihet nga të gjithë, kur Vuçiç është ky që është, po të vijë një vend tjetër në vend të tij. Unë do thosha që Kosova mos i shkëputet linjës së negociatave. Nuk diskutoj kutinë  e Pandorës, diskutoj histori që po filluan vështirë se mbarojnë. Kërkesa e shumë faktorëve për kujdes që ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord nuk është dritë jeshile për çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar. Kjo po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos fluturojmë shumë lart', ka thënë Pandeli Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat