Drecun kundër bashkimit të Mitrovicës

Lajme

Drecun kundër bashkimit të Mitrovicës

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:40
Ura e ibrit

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin Serbisë, Milovan Drecun, ka folur për shqiptarët e jugut të Mitrovicës të cilët siç ka thënë ai pas luftës janë kthyer në veri. Ai ka thënë se serbët nuk janë kthyer në jug, e sipas tij dëshira e popullit serb me siguri se nuk është bashkimi i Mitrovicës

Këto komente Drecun i bëri në b92, duke shtuar se bashkimi i Mitrovicës do të thoshte mungesë totale e popullit serb në veri të Kosovës.

“Shqiptarët që shkuan gjatë luftës nga pjesa veriore, janë kthyer në veri. Por serbët nuk janë kthyer në jug. Le ta bëjnë së pari këtë e pastaj do të flasim për gjëra të tjera. Dëshira e populli serb që jeton në veri me siguri se nuk është për bashkim të Mitrovicës, ndërsa vetë bashkimi do të thoshte mungesë totale të popullit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Drecun.

Drecun e ka komentuar edhe miratimin e statutit të Trepçës i cili u bë mbrëmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ata fizikisht nuk mund ta vënë kontrollin e vet në kombinat. Këtë do ta kundërshtojnë populli serb, punëtorët e Trepçës. Por shqiptarët mund ta

pengojnë afarizmin e kombinatit dhe kështu ta rrezikojnë edhe më tepër ekzistencën e popullit serb", është shprehur Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat