Ashpërsohet situata në Serbi: Në Terazije është vënë trekëmbëshi, opozita e quan provokim

Lajme

Ashpërsohet situata në Serbi: Në Terazije është vënë trekëmbëshi, opozita e quan provokim

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:55

Protestat në Beograd kundër pushtetit aktual në Serbi të Aleskandar Vucicit deri më tash kanë kaluar pa incidentë. Por, nga mbrëmë, kur u mbajt protesta e nëntë me radhë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Mediet e Beogradit njoftojnë se mbrëmë në lagjen Terazije të Beogradit është vënë një trekëmbësh për varjes, akt të cilin e kanë gjykuar zyrtarët shtetërorë, duke thënë se ky është kërcënim për të gjitha ata “të cilët nuk mendojnë si ata”, d.m.th. si organizatorët e protestave dhe opozitarët, ndërsa policia ka paralajmëruar hetime.

Por, Dragan Djilas, kryetar i Lidhjes opozitare për Serbinë, ka thënë se fjala është për një provokim. Ai po ashtu ka akuzuar pushtetin se ka emetuar një spot, i cili sipas tij ka kushtuar me mijëra euro, e në të cilin fyhen politikanët e opozitës, por edhe qytetarët, të cilët marrin pjesë në protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat