Gjimnazistja më e vjetër në botë është 93-vjeç – kjo është këshilla e saj

Lajme

Gjimnazistja më e vjetër në botë është 93-vjeç – kjo është këshilla e saj

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Johanna Quaas

Johanna Quaas nga Gjermania u bë e njohur pas pamjeve të pabesueshme në You Tube.

Ajo është 93-vjeçare dhe vazhdon të mos ndahet nga palestra. Shumë 20-vjeçare mund ta kenë zili për nga forma dhe pamja e saj fenomenale.    

Johanna, e cila filloi të luajë gjimnastikë si një nëntëmbëdhjetëvjeçare, u shfaq së pari në një garë në vitin 1934, por u detyrua të dorëzohej për shkak të ndalimit të këtij sporti. Pasi u martua, ajo lindi tre fëmijë, pas së cilës iu rikthye sportit të saj të preferuar.

Punoi si trajner për gjimnazistët e rinj, dhe pasi u tërhoq, ajo vazhdoi të praktikonte, por me intensitet të reduktuar. Kampionia e shumëfishtë e Gjermanisë në këtë disiplinë ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinness si gjimnazistja më e vjetër aktive në planet.

Motoja e saj e jetës thotë: "Ku është lëvizja, ka jetë", dhe shton se trajnimi ditor është një recetë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Johanna kurrë nuk ka përdorur ilaçe dhe këshillon njerëzit të stërviten sa më shumë që të jetë e mundur, të flenë 6 orë në ditë dhe të hanë sa më shumë pemë e perime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat