Selimi: Thaçi jo që nuk po tenton arritjen e paqes, përkundrazi ai po e kërrcënon atë

Lajme

Selimi: Thaçi jo që nuk po tenton arritjen e paqes, përkundrazi ai po e kërrcënon atë

Nga: K.M Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 19:29
Rexhep Selimi

Në një postim të tijin në Facebook, deputeti i Lëvizjes “Vetvendosje” Rexhep Selimi e ka kritikuar ashpër Maja Koqijançiqin si dhë Presidentin Thaçi, duke akuzuar të parën se po tenton ta futë në pazarë me Serbinë Trepçën, ndërsa të fundit, Thaçin si dikë që po e kërrcënon paqen në rajon.

Ja postimi i plot i tiji në Facebook.

“Përderisa nga Brukseli, Maja Koçijançiç kërkon që Trepça të futet në pazar në bisedime me Serbinë, në anën tjetër Thaçi e pohoi se në pazar janë edhe "Veriu i Kosoves" në raport me "Jugun e Serbisë", sic i quan ai Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.
Gjarpëri po e nxjerr herë pas here kokën, siç bëri sot kur foli për pazaret që tashmë duket se i ka bërë me Sebinë.
Ai, me këto marrveshje me Sebinë po e proklamon "arritjen e paqes" por, sic duket kështu veç sa po e kërcënon atë”, ka shkruar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat